Fitoi zgjedhjet në Izrael/ Berisha mesazh urimi Netanyahut: Ogur i bardhë për PD!

0
79

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka uruar Benjamin Netanyahun për fitoren e tij në zgjedhje dhe rikthimin si kryeministër i Izraelit.

Me anë të një postimi në Facebook, Berisha thotë se rikthimi i tij në pushtet është një ogur i bardhë për Partinë Demokratike dhe për fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme.

Berisha shkruan se ai është mik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Në një akt historik, Netanyahu njohu Pavarësinë e Kosovës. Partia Demokratike ka patur dhe ka tek ai e Likud miq të çmuar”, thekson ish-kryeministri.

URIMI I SALI BERISHËS

Rikthehet fitimtar Benjamin Netanyahu!

Të dashur miq, në zgjedhjet e djeshme në Izrael, Benjamin Netanyahu, partia e tij Likud dhe koalicioni i tij dolën fitimtarë. Fitorja e Netanyahu-t është e një rëndësie të madhe për Izraelin, për forcat konservatore në Europë dhe në botë.

Benjamin Netanyahu është firmatar i marrëveshjeve historike Abraham të Paqes. Ai është mik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Në një akt historik, Netanyahu njohu Pavarësinë e Kosovës. Partia Demokratike ka patur dhe ka tek ai e Likud miq të çmuar.

Rikthimi i Netanyahu-t në pushtet është një ogur i bardhë për Partinë Demokratike dhe fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme! Me këtë rast, le t’i urojmë ne të dashur miq, fitoren dhe suksese të mëdha kryeministrit Netanyahu në udhëheqjen e Izraelit dhe forcimin e paqes në Lindjen e Mesme. Sb

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here