Berisha: Qytetarët do i japin Edi Ramës këtë nëntor vendin e merituar

0
150

Në konferencën për shtyp të ditës së hënë, kryetari demokrat, Sali Berisha tha se qytetarët janë të vendosur t’i japin përgjigjen e merituar këtë nëntor, kryeministrit Edi Rama.

Berisha doli në konferencë për shtyp për të kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës.

“Edi Rama është një armik i egër i votës së lirë të shqiptarëve. Dje nga Dibra ai u zotua sërish në një shou festiv, foli përsëri për plaçkitje të votave.

Të përdorësh një shou festiv për t’u zotuar se do plaçkitësh votat, sfidon çdo shqiptar që beson te vota e lirë, dhe i mobilizon ata por të dhënë përgjigjen që meriton: armik i votës së lirë.

Edi Rama duhet të largohet menjëherë nga zyra dhe të japë dorëheqjen edhe për aferën e madhe të Butrintit. Ai shpartalloi parkun e Butrintit vetëm për interesat e veta dhe të oligarkëve të tij.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen pasi e ka shndërruar policinë në një bandë. Njëri pas tjetrit vriten të rinjtë në Tiranë, gjë që nuk ndodh në asnjë vend të botës.

Për të gjitha këto, qytetarët janë të vendosur më shumë se kurrë që këtë nëntor t’i japin atij, vendin e merituar. Të përmbysin pushtetin e tij.

Ndaj edhe njëherë kërkoj largimin e tij të menjëhershëm dhe dorëheqjen si kryeministër i vendit,” tha Berisha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here