Superiore/ Ndeshjet e ditës së sotme, spikat Tirana-Kukësi

0
159

Kategoria Superiore do të ulë siparin e javës së 10-të ose e përkthyer ndryshe javën e parë të fazës së dytë me dy ndeshje interesante ditën e sotme.

Në orën 14:00, në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet takimi Tirana-Kukësi.

Kampionët në fuqi të Shqipërisë duan kthesën pas humbjes së javës së kaluar ndaj Erzenit.

E njëjta gjë vlen edhe për verilindorët e Enkeleid Dobit, të cilët synojnë fitoren për të hedhur pas krahëve atë disfatë ndaj Egnatias ndeshjen e kaluar.

Në po të njëjtën orë, në stadiumin “Arena Egnatia” do të luhet sfida Egnatia-Partizani.

Rrogozhinasit e Shpëtim Duros duan me çdo kusht vazhdimësinë e rezultateve pozitive pas triumfit ndaj Kukësit, kjo gjë vlen edhe për të kuqtë nga kryeqyteti, të cilët kanë për synim tre pikët dhe shkëputjen në krye të renditjes.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here