Zbardhet plagosja në Tiranë: Sherri nisi për zhurmën e fëmijës 3-vjeçar

0
108

Zbardhet plagosja e djeshme e ndodhur në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, ku mbeti i plagosur me armë zjarri Jonian Shehu.

Sipas burimeve, shkak i konfliktit ka qenë zhurma që shkaktonte djali tre vjeç i autorit të plagosjes, Olsi Bllaci.

Fillimisht ka qenë bashkëshortja e të plagosurit, e cila është përfshirë në një debat me Bllacin. Sipas saj, djali tre vjeç i familjes Shehu shkaktonte zhurmë, duke shqetësuar djalin e saj dy vjeç, i cili ishte në gjumë.

Më pas, gruaja është ankuar te bashkëshorti i saj, ku është shprehur se komshiu e ka ofenduar.

Në këtë moment dy burrat janë konfliktuar, ku autori ka nxjerr armën e zjarrit tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje, dhe ka qëlluar me dy plumba komshiun.

Plumbat e kapën një në bark dhe një në këmbë. Ai ndodhet i shtruar te Spitali i Traumës jashtë rrezikut për jetën.

Autori menjëherë është arratisur nga banesa, teksa është shpallur në kërkim dhe po punohet për arrestimin e tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here