Pra, të vjedhësh shqiptarët tani konsiderohet sekret shtetëror!

0
118

Udhëtimet e kryeministrit Rama jashtë vendit janë publikuar nga hakerat iranianë në kanalin e Homeland Justice në Telegram. Bien në sy udhëtimet e shumta charter, që kanë kapur kulmin gjatë vitit 2021. Të dhënat tregojnë se që nga viti 2013, kur mori pushtetin, Rama kreu mbi 130 fluturime luksi me paratë e shqiptarëve.

Foto e shkeputur nga te dhenat e publikuara per udhetimet e kryeministrit gjate vitit 2021
Kur sapo kishte ardhur në pushtet në vitin 2013, u tregua dorështrnëguar. Kreu vetëm 1 udhëtim charter. Një vit më pas, në 2014 fluturoi me charter vetëm 7 herë. Vit pas viti, e shtoi dozën e luksit dhe kulmin e arriti në vitin 2021.

Në vitin 2015 fluturoi 14 herë me charter.

Në 2016 fluturoi 9 herë.

Në 2017 fluturoi 13 herë.

Në 2018 fluturoi 14 herë.

Në 2019 udhëtoi 12 herë.

Udhëtimet janë shtuar në vitin 2020, pasi qeveria shqiptare bëri një kontratë me Air Albania për të marrë me qera “Ismailin”, charterin kryeministror.

Disa ditë më parë, Rama u shfaq me bashkëshorten e tij, Lindën në Izrael, ndërsa zbrisnin shkallët e “Ismailit”. Avioni kryeministror është i konfigurimit “Vip” dhe mund të akomodojë deri në 32 pasagjerë, sipas kontratës së lidhur nga Drejtoria e Shërbimeve qeveritare.

Në 2020 Rama e përdori për 18 fluturime Ismailin.

Në vitin 2021 tejkaloi vetveten dhe vendosi rekord me 33 fluturime charter.

Sipas të dhënave të TIMS, deri në fillim të muajit tetor për vitin 2022, kryeministri ka fluturuar 13 herë me charter.

Informacionet nuk nxjerrin vetëm tendencën në rritje për shpenzime luksi me paratë e shqiptarëve, por hedhin dritë edhe mbi reagimet e mëparshme të Ramës për këtë çështje.

Rama duke iu pergjigjur akuzave te opozites per shpenzimet me charter
Rama duke iu pergjigjur akuzave te opozites per shpenzimet me charter
Në Janar të këtij viti, kryeministri iu përgjigj akuzave të deputetes Oriola Pampuri që ngrinte disa pyetje për shpenzimet e tij me fluturimet charter. Rama pohon se “qysh prej vitit 2020, kur kishim presidencën e OSBE, u bë një marrëveshje me kompanine Air Albania dhe shpenzimi për vitin 2021 ishte nën mesataren e viteve të mëparshme”.

Por si është e mundur që 33 fluturime charter për vitin 2021 të jenë më pak të kushtueshme se fluturimet me avionë të zakonshëm?

Këtë shpjegim e ka dhënë BIRN më herët, kur thotë se paratë që paguhen për qeranë e avionit të luksit paguhen nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, shpenzimet e së cilët nuk llogariten në fondin e Këshillit të Ministrave.

Ndërkohë sot, duke iu përgjigjur akuzave për shpënzimet me fluturimet e luksit, kryeministri u shpreh se “avioni që unë përdor për udhëtime pune nuk është një charter komercial, po një avion për të cilin jam akuzuar edhe më parë nga të njëjtët delenxhinj dhe i kemi dhënë të plota faktet se pse dhe si konkretisht bëhet fjalë për shpenzime brenda buxhetit të gjithëhershëm të qeverisë”.

Në realitet, faktet nuk kanë qenë të plota. Në kontratën me Air Albania nuk ka një shumë se sa kushton një orë udhëtim me avionin qeveritar. Kërkesave për transparencë, Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare iu është përgjigjur se këto shpenzime janë konfidenciale.

Ajo çfarë është raportuar me herët në media është se “kostot e marrjes me qira të një aeroplani Airbus 319, listohen në 15 mijë euro në orë”./Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here