Albin Kurti shtyn afatin për targat: Nga data 1 e deri më datën 21 nëntor do të jetë në fuqi masa e qortimit

0
180

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë me dije në mbledhjen e qeverisë se do të shtyhet afati për targat.

Kreu i qeverisë theksoi se “nga 1 e deri më datën 21 nëntor, do të jetë në fuqi masa e qortimit”. Pastaj, “nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes”. Nga 21 janari për dy muaj do të ketë targa provuese dhe pas 21 prillit 2023 s’do të ketë targa të tilla.

“Targat për KM, GL janë targa ilegale. Qeveria e Kosovës përmes vendimit ka obliguar ata që ti kthejnë në targa RKS. Tash ne kemi zhvilluar diskutime edhe të brendshëm edhe me ministrinë e linjës. Dhe kemi ardhur në përfundim që të sjellim për propozim një vendim që bën sekuencim dhe shkallëzim të zbatimit të këtij vendimi. Deri me 21 nëntor do të jetë masa a qortimit. Nga 21 nëntori deri me 21 janar do të jetë masa e gjobitjes. Nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj. Më 21 prill s’do të ketë më targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha Kurti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here