“Vrasjet e aksidentet nuk janë çështje shifrash”, deputeti i PD: Si mund t’i besohet një njeriu që edhe letrën e dorëheqjes e bëri me 100 gabime!

0
112

Në Komisionin e Sigurisë deputeti i PD Ervin Salianji nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama, teksa komentoi për rendin dhe sigurinë në vend.

Ai është shprehur kritik edhe ndaj kreut të AMP, Ardi Veliu, duke shtuar se kur ishte drejtor i Policisë së Shtetit tha se Klodian Rasha kishte armë me vete, duke shtuar se qytetarët nuk mund të kenë besim tek ai.

“Ju thatë që AMP ka 3 % të buxhetit, megjithëse për ne nuk janë pak aq. Se ç’besim mund të keni te një njeri që edhe letrën e dorëheqjes e bën me 100 gabime ortografike nuk e kuptoj. Se si mund të ketë besim populli te një njeri që dilte e thoshte për vrasjen e Klodian Rashës se ky i fundit kishte armë me vete, ketë nuk e di unë. Vdekjet, vrasjet e aksidentet nuk janë çështje shifrash. Nuk mund të shkohet me këto. Po qytetarët që përballen nëpër zona me hajdutë e grabitës që u rrezikojnë edhe jetën. Ne themi që më mirë letër e AMP-së t’i marrin policët e thjeshtë”, u shpreh Salianji.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here