Vettingu “në dorë” të Ardi Veliut /Shkrihen komisionet, në kontroll vetëm drejtuesit e policisë

0
132

Në policinë e shtetit do të vetohen nivelet drejtor dhe zëvendësdrejtor i Përgjithshëm, drejtor Departamenti, drejtor i Drejtorisë Qëndrore, drejtorë në struktura të veçanta”.

Një muaj pas emërimit të Ardi Veliut si drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, ky institucion ka marrë ekskluzivitetin e vettingut të policisë.

Ka qenë vetë mazhoranca që sugjeroi ndryshimet ligjore që i japin kështu drejtorit të AMP-së monopolin e kontrollit të efektivëve dhe drejtuesve të rendit në tre kritere.

Edhe pse më herët ishte parashikuar që në vetting të kalonin të gjithë punonjësit e policisë, drafti i aprovuar së fundmi në Komisionin Parlamentar flet për kalimin në vetting vetëm të drejtuesve, zëvendësdrejtuesve, shefave të komisariateve si dhe drejtuesve të Gardës së Republikës.

Në mbledhje u vendos shkrirja e komisionit të vettingut pasi tashmë do të jetë AMP, e cila do të kalojë në filter efektivët.

Ish-drejtuesi i policisë, Fatjon Softa, është i mendimit se shkrirja e komisioneve lë vend për manipulime dhe abuzime.

“Unë mendoj se nuk mund të jetë MP, duhet gjetur mënyra se kush mund të jetë në këtë komision, që të ketë dhe nga shoqëria civile. Të jetë një vetting që të jetë i pranueshëm. Nuk është njëri që të përqëndrohet te një strukturë, e cila e ka për detyrë funksionale të kryejë kontrollin e figurës, personalitetit apo profesionit”.

Ndryshimi i shpeshtë i metodës së të bërit vetting sipas Softës vë në pikëpyetje seriozitetin e procesit.

“Fakti që po luan ping-pong, njëherë niset ndryshe pastaj fillon ndryshe, tregon që nuk ka një strategji. Ne nuk mund të ndryshojmë çdo vit taktikat dhe strategjinë. Duhet të jenë të përcaktuara dhe nuk ka shumë rëndësi se kush është në pushtet. Këto duhet ti takojnë strukturës së policisë së shtetit”.

Aktualisht në 12 drejtori vendore vetëm 3 prej titullarë e kanë kaluar procesin e vettingut.

Po ashtu 10 drejtues të rëndësishëm në drejtorinë e policisë së shtetit, të cilët kanë qenë më herët bashkëpunëtorët e Ardi Veliut do të jenë të parët që do ti nënshtrohen kontrollit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here