Rama sulmon biznesin e Agron Shehajt, si qëndron e vërteta?

0
113

Prej më shumë se një jave në publik është ringritur në mënyre periodike çështja e mbylljes së biznesit të njërit prej deputetëve të opozitës, Agron Shehaj. Ky i fundit denoncoi në parlament vënien e shiritave të verdhë në hyrjen e kompanisë kua ai disponon aksionet “We Web Developers”, me rreth 200 punonjës në fushën e programimit. Ai e etiketoi këtë si një sulm politik për shkak të qëndrimeve që ka mbajtur në denoncim të korrupsionit qeveritar.

Nga ana tjetër, organet shtetërore të cilat kishin refuzuar të jepnin ç’do sqarim të mundshëm folën për herë të parë me gojën e njeriut që di dhe vendos për gjithçka, atë të kryeministrit Rama. Me stilin e tij, për të qesharakëzuar situatën, ai e etiketoi akuzuesin si “ballist foltoreje”, gjë që nuk nguroi të bëhej titull lajmi në të gjitha mediat qeveritare. I vetmi shpjegim që ai dha qe se deputeti e kishte strehuar biznesin në një ndërtim pa leje (statuset këtu poshtë).

Për ta shpënë deri në fund strategjinë e njohur që viktima e goditur duhet bërë edhe pis, të njëjtat gazeta shpërndanë një fake news se kompania e bllokuar ishte një nga ato call center që shërbente për mashtrimin e qytetarëve të huaj (poshte).

Peut être une image de texte qui dit ’fe KYeM Ophsien Pollaks Ekonneni DITA Ituta Kraska Spert தனி்யாம் Hidteri ร eiytHL Jutamicih Kopuuo JOQ Kompania e akuzuar se mashtron huajt m telefonatang telefonatangaTivana Tirana äshtänänvonäsifi Call-Centeri mash nte ntente huajt në Zbulohet FAKEINE! TK kompania Call mashtront pronësi të deporeti Shehaj 20 TETOR2 TEMA ROTRK HOTANL TELLALL AKTUALITET DOSJAX- OPINION TELLALLE- SOPERAIME 입보E게 LPESTYL Lajmet E fundit Zbulohet kompania Call Center Ae RHETHMESH MOM หหน Kombitawe f kandbovedit in teBesawna Aktuultet Kionike 식랑비성원 besondati aoedel TikiM’

Në këtë pikë si gjithmonë opinioni u nda në dysh, mes atyre që besonin se opozitarët notojnë në paligjshmëri dhe të tjerëve që kanë bindjen se Edi Rama e përdor ligjin në mënyrë selektive kundër kritikëve dhe kundërshtarëve të tij politikë.

Për të dhënë një përgjigje të saktë Lapsi.al ka parë të gjitha dokumentat që kanë përfunduar në një konflikt pranë Gjykatës administrative.

Së pari Edi Rama ka gënjyer publikisht kur ka thënë se bisnesi është në një godinë pa leje. Godina që nuk i takon Agron Shehajt, por e marrë me qera nga kompania e tij, ka një leje ndërtimi të firmosur nga Erion Veliaj. Pra alibia e parë bie.

Aucune description de photo disponible.

Po le ta zëmë se Rama që gënjeu me arsyen e parë ka edhe një të dytë. Pra se godina e marrë me qera nga “We Web Developers”, paska qenë në shkelje të lejes që Eron Veliaj ka nënshkruar që në korrik 2020. Këtu, së pari, qiramarësi nuk ka përgjegjësi, por i takon organeve shtetërore të kontollojnë paligjshmëritë. Pra për të përdorur të njëjtën retorikë mashtruese, “Ballistë” janë ata që e toleruan ndërtesën në paligjshmëri për një kohë të gjatë dhe më pas u kujtuan ta ndëshkojnë vetëm pasi aty hyri kompania e një deputeti të opozitës, në këtë fillim shtatori.

Por ka edhe më. Le të imagjinojmë për një çast se shteti ka vepruar krejtësisht pa paramendim dhe i nisur nga preokupimi për të ndëshkuar një ndërtim në shkelje të ligjit. Atëherë pyetja që lind është: si duhej të veprohej me qeraxhiun? Në rastin më të keq ai duhej njoftuar shumë kohë përpara, që të prishte kontartën, të lëshonte ambientin, në mënyrë që mos i penalizohej një biznes që ka kontrata me Google dhe Facebook, që ka mbi 60 mijë klientë italianë dhe kontrata mbi 10 milionë euro në vit. Në rastin më të mirë, shteti e sekuestron godinën e pronarit, por vazhdon kontratën e ligjshme me qiramarrësin.

Por, asnjë nga këto sjellje racionale nuk ka ndodhur, pasi me sa duket qëllimi nuk qe godina në shkelje të lejes, por goditja politike e këtij bizesi.

Sepse policia i’a behu beftas mëngjesin e 1 tetorit, bllokoi mjediset, nxorri forcërisht jashtë punonjësit dhe kërcënoi me burg ata që mund të tentonin të hynin për të marrë paisjet private. Për këtë dhunë arbitrare nuk paraqiti asnjë dokument, apo arsye duke pretenduar se urdhëri ishte dhënë gojarisht. Edhe prokuroria e shkallës të parë Tiranë konfirmoi me letër zyrtare se nuk kishte nxjerrë urdhër sekuestroje.

Agron

Deri në këtë pikë biznesi dukej i uzurpuar nga një bandë e veshur me uniforma shtetërore. Të vetmin shpjegim do ta jepte kryeministri përmes një Twitteri ku thuhej se IKMT-ja po sekuestronte një godinë pa leje.

Sesi e përdor kryeministri dallëndyshen e IKMT-së u pa edhe në standartet e dyfishta të shembjes së Prestige Resort, prandaj duket krejt e pa kuptimtë ngritja e pyetjes:Po shkatërrimi i një biznesi brenda një ndërtese potencialisht me probleme, ç’lidhje kishte?

Pikërisht, i shtruar kështu merr më shumë peshë pretendimi i Agron Shehajt se biznesi i tij po sulmohet politikisht si ai i një deputeti që ka denoncuar aferat korruptive të qeverisë, që nga tenderat e fituara me letra fallco amerikane të DH ALBANIA, që nga inceneratorët, e deri tek firmat e Ramës për të bërë investitorë strategjikë ministrat dhe hierarkët e partisë së tij. Të gjitha të dhënat e deri tanishme flasin për një gjueti politike shtrigash. Dhe këtu nuk është Agron Shehaj që ngjan me ballistët, apo Qazim Mulletin, por Rama që sillet si Koçi Xoxe që rëmbente pa letra pasuritë e të kamurve. /Lapsi.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here