Pedagogët vijojnë protestën: Nesër do mbledhim forumin me akademikë dhe studentë

0
125

Sandër Kovaçi: Ndërkohë që lajmërojmë vijimin e bojktomit të procesit mesimor derisa të marrë udhë plotësimi i kërkesave, nesër në orën 11:00 do të thirret një forum me akademikë, studentë dhe do jetë një ditë e rëndësishme për të përfshirë idetë e gjithë këtyre personave. Do jepet një përmbledhje e ideve të cilat do të përfshihen në një platformë të re për universiteteve. Do të jetë një bojkot i përgjithshëm mësimor dhe në takim do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e universiteteve në vend.

Disa nuk kanë dhënë mësim gjithë vitin dhe shkojnë sot e japin mësim. Ata që japin mësim sot dhe nuk kanë dhënë gjatë gjithë viteve të tjera, mirë që kanë nisur. Ky është synimi ynë kryesor, të rritet përgjegjësia ndaj profesoriatit.

“Rektorët që bëjnë antimitingje të kenë shumë kujdes sepse të gjithë po i shohin. Ata janë pedagogë dhe nuk duhet të fshihen pas titullit të tyre që e kanë falë pedagogëve”- u shpreh një prej pedagogëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here