Vrasja e Learit/ Gazetarja: Oficerët e policisë sapo kishin dalë në detyrë

0
112

Ditën e sotme pritet të publikohet rezultati përfundimtar i raportit të mjekësisë ligjore në lidhje me shkaqet e vdekjes së 32-vjeçarit Lear Kurti pas shoqërimit të tij në komisariat.

Gazetarja Anila Hoxha është shprehur se ky raport do të hedhë dritë mbi shkaqet e vërteta të vdekjes së të riut, ndërsa shtoi se efektivët e policisë po pyeten në lidhje me gjithçka që ka ndodhur atë natë.

Hoxha u shpreh në “Wake Up” se efektivët e policisë që shoqëruan të riun sapo kishin dalë në detyrë ndërsa prokuroria ka nisur një hetim për të parë nëse ka pasur apo jo shkelje të procedurës.

“Mjekësia ligjore pritet të japë rezultatin përfundimtar ditën e sotme mbi shkaqet e vdekjes së Learit. Mjekët kanë firmosur dhe kanë thënë se në trupin e të ndjerit kanë gjetur qese me kokainë. Ky pretendim do qëndrojë ose do të hidhet poshtë sot nga ekspertiza mjekësore.

Efektivët e policisë janë marrë në pyetje, 3 prej tyre janë ata që u kërkuan si forcë mbështetëse për shoqërimin e tij në komisariat, të tjerët janë dëshmitarë okularë që kanë parë ngjarjen.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin për të parë nëse ka apo jo shkelje të procedurës. Pastaj policia ka mangësitë e veta, për shembull ata oficerë sapo kishin dalë në detyrë”, ka deklaruar gazetarja

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here