Ligji për dosjet, Blushi: Zero shqetësim, nuk e prek aspak Metën. Askush nuk e pengon të arrijë qëllimet e tij

0
122

Miratimi i ndryshimeve ligjore për hapjen e dosjeve të ish sigurimit të shtetit ka ashpersuar luftën politike. Partia e Lirisë e drejtuar nga Ilir Meta e konsideron këtë lëvizje të mazhorancës në vazhdën e përpjekjeve për të shmangur vëmendjen nga aferat korruptive të qeverisë.

Tedi Blushi, sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë në një intervistë për edicionin e lajmeve në Vizion Plus tha se kjo nismë nuk e prek asapk Metën.

“Zero. Kjo është përgjigja e vetme. Është një çështje që nuk i përket Metës.   Ata mund të nxjerrin edhe një ligj që Meta mund të mos jetë as kryetar partie. Asnjë nismë ligjore nuk e pengon Metën të arrijë qëllimet e tij”, tha ai.

Blushi foli edhe për zgjedhjet e ardhshme lokale, për të cilat Partia e Lirisë garon vetëm për këshillat bashkiakë.

Sipas tij, opozita nuk e ka luksin të dalë me kandidatë të ndryshëm, ndaj kanë zgjedhur që logo e tyre të jetë vetëm për këshillat bashkiakë.

“Kemi qenë të qartë me këtë vendim që është bërë publik edhe nga Meta. Qëllimi është maksimizimi i votës. Opozita nuk e ka luksin për të pasur disa kandidatë. Ne do mbështesim kandidatët e PD, dhe ne do marrim pjesë me logon tonë për këshillat bashkiakë. Ne jemi të hapur për të pritur kandidaturat e PD. Nëse mund të kemi kandidat fitues në zona të caktuara pse jo mos kandidojmë.   Nëse PD nuk ka një figurë të fortë në një bashki të caktuar ne do të dalim me një emër tjetër”, tha Blushi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here