Manjani: Në cilin vend të botës demokratike, shkon Kryeministri dhe ambasadorë të huaj në eventet e pushtetit gjyqsor dhe u mbajnë leksione gjykatësve?!

0
123

Nga Ylli Manjani

Në cilin vend të botës demokratike, shkon Kryeministri dhe ambasadorë të huaj në eventet e pushtetit gjyqsor dhe u mbajnë leksione gjykatësve?!

Nuk di ndonjë vend demokratik, ku pushteti gjyqsor është i pavarur të ndodhë kjo gjë.

Kryeministri,për shkak të detyrës dhe jo vetëm,mund të jetë subjekt hetimi e gjykimi nga drejtësia, ndaj nuk pranohet si standard ulja e Tij në krye të vendit ku pushteti gjyqsor mblidhet.

Si mund të imagjinohet të ketë gjykatës të gjykojnë Kryeministrin në këto kushte?!

Si mund të imagjinohet në këto kushte që Kryeministri trajtohet si barabartë para ligjit me çdo person tjetër?!

Ndërsa zonja Kim duhet të na tregojë se kur ka ndodhur që Presidenti i SHBA,të cilin ajo përfaqëson, të ulet në krye të vendit t’u mbajë fjalime gjykatësve e t’u shajë vendimet e tyre,në eventet e drejtësisë Amerikane?!

Kur?!
Cili President e ka bërë?!

Të na tregojë një rast të vetëm që ka ndodhur në vendin e saj,që ta pranojmë ne këtu në vendin tonë!

Po skanë faj ata jo. Fajin e kanë gjykatësit tanë që i pranojnë këto pislliqe protokollare.

Drejtësia e pavarur, posi!

#Nocrrokun

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here