Ligji për dosjet, gazetari Papa: Të përfshihen edhe xhelatët, hetuesit e prokurorët

0
154

Gazetari Robert Papa thotë se në ligjin e ri për dosjet, duhet të përfshihen edhe xhelatët, hetuesit, prokurorët dhe kryetarët e degëve.

Në një intervistë për Euronews Albania, Papa u shpreh se dosjet duhet të hapen dhe bashkëpunëtorët e Sigurimit duhet të dënohen.

Në lidhje me dekomunistizimin në politikë, Papa tha se Partia Socialiste po kërkon që përmes hapjes së dosjeve, të heqë nga politika kryedemokratin, Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Ideja është që të largojnë Metën dhe Berishën. Metën, sepse ka dalë diçka në dosje. Ai duhet ta provojë, shkon, bën një kërkesë dhe vjen dosja. Ndërsa, Berishën duke e akuzuaer se ka qenë anëtar i Partisë së Punës, njeriu ndryshon gjatë jetës. Me votë ata mund ta kalojnë. Pastaj, siç ka ndodhur çdo gjë në Shqipëri, shkon në Kushtetuese, shkon në Strasburg, loja hapet.

Dosjet duhet të hapen, bashkëpunëtorët e Sigurimit duhet të dënohen. Por ne harrojmë kryesorët, xhelatët, hetuesit, prokurorët, kryetarët e degëve. Nëse ata nuk përfshihen në ligj, dalim prapë aty. Diktatura ka përgjegjës, ata që janë përgjegjës duhet të dënohen”, theksoi ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here