BE sërish kundër Ramës, ambasadorja: Amnistia fiskale rrezikon progresin në luftën kundër pastrimit të parave

0
95

Amnistia fiskale vijon të refuzohet nga çdo aktor ndërkombëtar në çdo tryezë dhe takim që ata zhvillojnë me zyrtarët shqiptarë.

Kësaj radhe deklarata erdhi nga ambasadorja e Bashkimit Evropian, Christinë Hohmman, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për integrimin evropian, ndërsa u shpreh se miratimi i amnistisë do të rrezikonte progresin e bërë deri më tani për parandalimin e pastrimit të parave.

“Sa i përket pastrimit të parave vendi po ecën në mënyrë të mirë për të përmirësuar efektivitetin, por mbetet në juridiksionin e monitorimit të shtuar. Miratimi i amnistisë fiskale do të rrezikonte progresin në këtë fushë.”, tha Hohmman.

Nga ana e saj, opozita përmendi korrupsionin si arsyen kryesore se pse qytetarët po emigrojnë jashtë vendit.

Korrupsioni i nivelit të lartë dhe politik duhet të trajtohet në mënyra më vendimtare, pasi vazhdojnë shenja të konflikteve të forta të interesave publike me ato private. Nuk ka shqiptar brenda dhe jashtë kësaj salle që nuk dakordësohet se ky është shkaku themelor për largimin nga vendi i qytetarëve tanë.

Fatkeqësisht sot ky korrupsion, nuk është më korrupsion banaqesh që luftohet me shërbime online, për të cilat kam dyshimet e mia për aksesueshmërinë. Por është korrupsion politik, korrupsion me ligje, korrupsion që ka kapur nivelet më të larta të partive politike e parlamentit. Një sëmundje që ka nevojë për ndërhyrje urgjente.”, theksoi Tabaku. 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here