Komunistët shkojnë te varri i Enverit, nuk duan që ish-sigurimsat të përjashtohen nga Kuvendi

0
233
Perkrahes te ish diktatorit komunist, Enver Hoxha, duke bere homazhe tek varri i tij ne Sharre, me rastin e 28 vjetorit te vdekjes se tij.

Edhe pse shqiptarët kanë 32 vite që e kanë rrëzuar sistemin komunist, ithtarët e tij në çdo vit rikthehen në varrin e diktatorit Enver Hoxha, madje ka nga ata që ende lotojnë.

Ata që nuk mbërrijnë dot në tiranë e kujtojnë në rrethe, madje edhe në shtëpinë ku lindi në Gjirokastër.

Me libra në duar dhe lule kujtojnë vitet që për ta ishin të lumtura, edhe pse Shqipëria u fut në varfërinë më të thellë dhe izolim të plotë.

Gjithnjë e më të paktë në numër, por që vazhdojnë të komentojnë situatën politike.

 

E ndër ta mbrojnë dhe ish bashkëpunëtorët e sigurimit të shtetit duke mos pranuar përjashtimin nga parlamenti.

“60%-70% jam dakord, duhet parë me kujdes, të rinjtë nuk e kanë më atë fryme, duhen hequr vetëm ekstremistet që shkaktojnë dem, ka gabime në këtë mes, mos i le të mbushin thesin e pastaj t’i heqësh.”

Për komunistët nga vend i lindjes së Enver Hoxhës, të njëjtin funksion me sigurimsat kanë edhe efektivët e sot.

 

“A ka sigurimsa, ka? Duhet te ekzistoje, siç ka kryeministri badigardë, i bie t’i heqim nga puna.”

 

Në kuvend tashmë janë paraqitur tre projektligje ku synohet pastrimi i politikës nga ish bashkëpunëtorët e sigurimit, por dhe propozimet që shkojnë deri në penalizimin e ish zyrtarëve të asaj kohe.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here