Masakra e Klosit/ Kryetarja e Degës së PD Mat: Policia e korruptuar, dominon pasiguria kudo!

0
182

Kryetarja e degës së PD në Mat, Denisa Vata, ka reaguar pas masakrës së Klosit, ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik.

Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet se pasiguria dominon të gjithë vendin, si pasojë e një sistemi të korruptuar që nis nga policia e deri te prokuroria dhe gjykatat.

Postimi
Fatkeqesi e madhe per familjen Shira nga Fullqeti(Klos).Ne vendin e ngjarjes mund te ishte cilido nga ne rastesisht dhe mund te kishim fatin e tyre. Vrasja ne qender te Klosit tregon pasigurine e madhe qe eshte kudo ne vendin tone. Vetgjygjesia tregon per sistemin e korruptuar qe perfshin organet ligjzbatuese policine, gjykaten, prokurorine. Shefat e korruptuar,te pa afte dhe politik e kan shkeputur policin e thjeshte nga qytetari dhe nuk lejohen te bejne pune e tyre me dinjitet. Dy te vdekur, nje i vetvrare, dy te plagosur. “I sorrollasnin” te plagosurit sa ne Urgjencen e Burrelit pastaj i dergonin ne Tirane po nga Klosi. Urgjenca ka thirrur helikopterin per nje kembe te thyer ndersa per dy te plagosur rende nuk thirret. Nje papergjegjshmeri totale e struktures drejtuese te spitalit. Ngushellime familjeve dhe sherim te shpejte te plagosurve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here