” Jemi tradhtuar gjithmonë…”/ Berisha zbulon bisedimet me Ilir Metën në selinë e Partisë Demokratike: Si do garojmë në zgjedhjet vendore

0
86

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar një pjesë të diskutimeve që ka zhvilluar me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta përsa i përket zgjedhjeve të ardhshme lokale.

 

I ftuar në emisionin “Opinion”, Berisha deklaroi se do të ketë një marrëveshje koalicioni  me Partinë e Lirisë. Berisha u shpreh se Meta kërkon të bëjë fushatë të fortë për Këshillat Bashkiak.

Ish-kryeministri u pyet nëse do të kenë logo të përbashkët me Metën, për të cilën tha se Partia e Lirisë do të dalë me logon e tyre.

Berisha: Zoti Meta është plotësisht dakord me primaret.

Pyetje: Do ketë kandidatë të PL-së?

Berisha: Nëse do ketë kandidatë të PL-së, do përcaktohet bashkia ku do kandidojë.

Pyetje: Çfarë ju ka thënë zoti Meta në takim?

Berisha: Ishte shumë pragmatik. Erdhi me tezën se sa herë kemi kërkuar bashkitë e mëdha, jemi tradhtuar. Ai më tha mua se kishte ndërmend si Parti e Lirisë, të bënte fushatë të fortë për Këshillat Bashkiake. Jemi në koalicion. Do kemi marrëveshje për koalicionin.

Pyetje: Do keni një logo?

Berisha: Ai do dalë me logon më vete. Me partitë e tjera të opozitës, po diskutojmë mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve, por shtrojmë një formë tjetër testime me sondazhe. Sondazhet janë të kushtueshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here