Rishfaqja publike e Bashës, Boçi: Për arsye individuale kërkon të ndërtojë një çarje brenda PD

0
110

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, ishte i ftuar në Debat nga Alba Alishani mbrëmjen e së hënës ku ndër të tjera foli edhe për rishfaqjen e Lulzim Bashës.

Ai u shpreh se ky është një moment i papërshtatshëm dhe Basha nuk duhej të shfaqej në këtë moment.

“Kam atë lexim që kanë të gjithë anëtarët e PD, që është një përpjekje e sforcuar për të krijuar atë hapësirë politike që mund t’i shërbente si rikthim. Ngjarjet, historia politike, brenda PD-së është e tillë që nuk lë shumë shtigje për zotin Basha dhe përballë faktit që ai është dorëhequr tashmë dhe dalja në atë veladonin e ish-kryetarit nuk është një dalje e këndshme sepse nuk shihet më si pjesë që mund të ngjallë atë besimin që ishte dikur në PD. Nuk është as koha dhe as momenti i duhur, duket më shumë si një iniciativë për të krijuar çarje brenda PD-së sesa një iniciativë për të ngjallur shpresë. Për arsye individuale kërkon të ndërtojë një çarje brenda PD-së”, u shpreh Boçi.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here