10 tetor 1947, gjyqi që vrau pluralizmin dhe instaloi diktaturën në Shqipëri!

0
132

Nga Bujar Leskaj

75 vite më parë, diktatori Enver Hoxha instaloi zyrtarisht diktaturën e proletariatit, vrau pluralizmin, mendimin e lirë dhe inteligjencën e vërtetë në Shqipëri, duke ekzekutuar Grupin e Deputetëve, të cilët mbronin lirinë dhe demokracinë perëndimore.

Deputetët opozitarë, të cilët u dënuan dhe u ekzekutuan pas torturash çnjerëzore, ishin ajka e mendimit intelektual e politik shqiptar, ishin kundërshtarët e vendosur të regjimit gjakatar komunist.

U dënuan 16 deputetë dhe dhjetëra qytetarë e intelektualë shqiptarë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë si bashkëpunëtorë të tyre.

Në 10 Tetor 1947, nga 16 deputetët, tre u dënuan me varje, Shefqet Beja 35 vjeç, Sulo Ismail Klosi 36 vjeç dhe Riza Alizoti 37 vjeç.

13 deputetët e tjerë u dënuan me pushkatim: Sheh Ibrahim Karbunara, 67 vjeç, Dr. Enver Sazani 37 vjeç, Sami Kokalari 50 vjeç, Selaudin Toto 33 vjeç, Irfan Majuni, 36 vjeç, Tefik Deliallisi 37 vjeç, Hysen Shehu 35 vjeç, Beqir Çela 34 vjeç, Abdyl Kokoshi nga Vlora 37 vjeç, Petref Karaxhozi 39 vjeç, Agathokli Xhitomi 50 vjeç.

Me burgim të përjetshëm u dënuan Ramazan Tabaku, Gjon Vlashi, Foto Bala, Ram Marku.

Me 20 vjet burg u dënuan Rustem Sharra, Xhevat Xhafa, Shefki Minarolli. Me 15 vite burg u dënua Sulo Konjari.

Gjatë torturave në hetuesi vdiqën ose u vranë Kolë Kuqali, Syrja Selfo, etj.

Disa dhjetëra intelektualë, kundërshtarë të regjimit: Kostë Boshnjaku, Irfan Pustina, Suat Asllani, Sami Qeribashi, Riza Dani, Musine Kokalari, Gjergj Kokoshi u dënuan ose u pushkatuan para e pas këtij gjyqi…

Mirënjohje të thellë, respekt të veçantë për këta antikomunistë, demokratë të vërtetë!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here