Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me protestën e pedagogëve në lidhje me rritjen e pagave.
Ilir Alimehmeti, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë, ka deklaruar se bojkoti i mësimit i cili do të nisë në 17 tetor.
Kemi bërë negociatat në shtator me Ministrinë e Arsimit. kemi rënë dakord me disa pika që duhet të ishin zgjidhur nga ministria. Doktoratura, duhet të ketë udhëheqësi dy doktoratura të përfunduara, ndërsa deri në 2022 janë pezulluar dhënia e doktoraturave.
Me ministrinë kemi rënë në kompromis për pjesën që nuk ka implikime buxhetore.
Nëse nuk kemi një përgjigje për kërkesat tona, bojkoti i mësimit do të vijojë edhe përtej 17 tetorit. Nuk do hyjmë në salla deri në një përgjigje të kryeministrit. Ektstreme është greva e urisë jo bojkoti i mësimit. Duhet të marrim parasysh produktin që është formimi i studentëve. Nëse ka investim ky shkon në produktin e studentëve. Shembull për këtë janë aplikimet, 1 në 3 maturantë vendosi të ikë jashtë vendit. Nuk di një familje të jetë e lumtur të largojë fëmijën 18 vjeç nga vetja.
Ikin sepse gjejnë një ofertë më të mirë arsimore. Ne duhet të ngremë këtë koncept.
Çfarë e bën një staf më të motivuar e një staf më i kualifikuar të afrohet? Duhet ti ofrosh kushtet, këtë kërkojnë edhe sindikatat.
Çdo vit mbyllen degë. Në 2018 u mbyllën 41 degë studimi në Shqipëri. Nuk po i tërheqim dot studentët. Duhet të investojmë në shumë plane. nuk është vetëm rrogë. Jemi shumë larg Kosovës me pagat, mos e krahasojmë me Europën. mali i Zi është akoma më larg.
Kosova shtet më i ri nga ne, si arrin të ketë paga më të larta se ne?”, tha ai.