Halimi: Vettingu është treguar selektiv dhe është zbatuar keq, Strasburgu një shpresë

0
114

Në “Ora e Betit” në RTV Ora avokati Eduart Halimi u shpreh se kur i miratuar në fillim reforma në drejtësi kishte një qëllimshmëri të mirë.

Ai theksoi se me vendimin e Strasburgut për gjyqtarin Cani, tani gjyqtarët dhe prokurorët që janë shkarkuar në mënyrë jo të drejtë kanë një vend ku mund të drejtohen.

Halimi: Kemi pasur një qëllim të mirë për reformën në drejtësi për të larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar. Kjo ishte arsye pse të gjithë e miratuam reformën në drejtësi të gjithë në 2016, por zbatimi i saj pas këtij viti u bë në disa raste jo mirë dhe në raste të tjera keq.

Vettingu në disa raste është treguar selektiv dhe është një fakt ky tashmë. Është lajm i mirë ky për gjyqtarët dhe prokurorët e ndershëm. Vihet re se me një vendim të Strasburgut tashmë ka një dritare dhe kanë një hallkë që mund tu japë të drejtë nëse ligji dhe reforma zbatohet keq.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here