Policia spanjolle godet grupin kriminal shqiptar, në pranga 6 persona, u kapën në dy ferma kanabisi

0
136

Policia spanjolle ka zbuluar një grup shqiptarësh që merrej kultivimin e lëndëve narkotike. Në pranga kanë rënë 6 shqiptarë, ndërkohë janë sekuestruar pajisje të shumta për mirëmbajtjen dhe kultivimin e marijuanës.

Sipas mediave spanjolle, një nga laboratorët e kanabisit u zbulua në një banesë në zonën La Móra në Tarragona.

Ndërkohë një një fazë të dytë të operacionit, policia zbuloi një fermë të madhe kanabisi ku ishin mbjellë 4476 bimë.

Plantacioni raportohet se ruhej nga tre persona me origjinë shqiptare të cilët u arrestuan. Aktualisht shqiptarët e arrestuar ndodhen në burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here