Ç’po ndodh?! ERE del kundër qeverisë: Nga nesër çmimet e reja për fashën mbi 800 kwh

0
165

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike, ERE, ka reaguar pasi kryeministri Edi Rama njoftoi tërheqjen nga vendimi për të rritur çmimin e energjisë për fashën mbi 800 kwh, me 42 lekë për kilovat.

Përmes një njoftimi, ERE sqaron se ka ‘publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh’.

Aktualisht këto çmime, sipas ERE janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022.

“Në situatën aktuale të luhatshmërisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi periodik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike. ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë”, thuhet në njoftimin e ERE.

Njoftimi i ERE

Përmes një videomesazhi në faqen e vet zyrtare në Facebook, kryeministri Edi Rama bëri me dije se fasha 800 Kwh nuk do të hyjë në fuqi në tetor për konsumatorët familjarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here