Berisha: Nesër mbahen zgjedhjet për kreun e FRPD-së, do jetë një ditë bashkimi në PD

0
145

Kreu i PD-së, Sali Berisha lajmëron se ditën e nesërme do të mbahen zgjedhjet për Lidershipin e ri të FRPD në të gjithë Shqipërinë.

Ai bën me dije se qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike dhe se orari i votimit do të jete nga ora 08:00 deri në 18:00.

Berisha: Të dashur anëtarë të FRPD, ditën e nesërme, 1 Tetor 2022, mbahen zgjedhjet për Lidershipin e ri të FRPD në të gjithë Shqipërinë. Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike. Orari i votimit do të jete nga ora 08:00 deri në 18:00.

Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku të gjithë ne aderojmë. Vota na bashkon të gjithëve dhe e nesërmja do të jetë një ditë bashkimi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD falenderon të gjithë kandidatët dhe iu uron suksese në garën e nesërme!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here