DEBATI/ Teliti ironizon zv/ministrin: Paske ngrënë shumë vezë edhe pse është rritur çmimi

0
133

Biseda në ‘Open’ për sa i përket amnistisë fiskale ndezi debatin mes zëvendës ministrit të financave Besart Kadia dhe ekspertit të ekonomisë Dorian Teliti, teksa Kadia ka radhitur aryset pro lëvzijes së amnistisë, Teliti ka ngritur shqetësimin e ndërkombëtarëve.

Gjatë debatit Teliti ka ironizuar teksa i ka thënë zevëndës ministrit “paske ngrënë shumë vezë sot në mëngjes edhe pse është rritur çmimi i vezës”.

Kadia: Ju po thoni 2 mln euro, po është 2 mln euro e poshtë. A jeni dakord me 200 apo 300 mijë euro. A je dakord me këtë limit? Përfaqësuesi i diasporës tha këndvështrimin e tij të saktë. Ky proces nuk është miratuar, nuk është vendosur asgjë. Nëse themi 2 mln euro për individ është e lartë, a jemi dakord për 200 mijë euro.

Kadia: Për mua si zv ministër le ta vendosim limitin 100 mln euro. Kush i ka paratë të paligjshme shkon në burg. Kush merr paratë e krimit dhe vjen në Shqipëri. Vetëm kriminelë paska këtu?

Teliti: Bravo! Shpëtoi Shqipëria. S’do ketë më evazion dhe krim. Shpresoj që të kishte filtra. Mos u bëj i bezdisshëm. Partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar për paratë se si do dalin nga vendet e tyre.

 

Kadia: Si vijnë 600 mln euro në vit nga emigrantët. Sa para ke jashtë sistemeve bankare. Limiti është 2 mln euro për familje, jo për individ.

 

Teliti: Përveç se shtrembëron fjalët, se po del keq në sytë e publikut. Paske ngrënë shumë vezë sot në mëngjes edhe pse është rritur çmimi i vezës.

 

Kadia: Dorian mos fol për të ngrënën. Mos fol sa ka ngrënë njëri e sa ka ngrënë tjetri.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here