Avokati Gjokutaj: Soros financoi Lulzim Bashën dhe Gazment Bardhin!

0
246

Avokati Genc Gjokutaj komentoi në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv impaktin e George Soros në Shqipëri. Duke iu referuar një liste që publikoi emisioni  me emrat e zyrtarëve që mbështeten nga Soros në Tiranë dhe duan të jenë ‘bijtë’ e tij, Genc Gjokutaj tha se edhe Lulzim Basha e Gazment Bardhi janë pjesë e kësaj liste.

“Nëse ne e quajmë që familja e besimi s’është vlerë, atë herë do themi që këta janë në rregull. Nëse themi Prindi1 dhe Prindi2 nuk janë gabim, kur t’ju martohen 1-shi i njërit me 2-shin e tjetrit, atëherë do flasin këta. Janë të lezetshëm, kur vjen te vetja e tyre, janë tradicionalë.

Nëse këto janë antivlera dhe ata që i përqafojnë këto teori, janë tradhtarë të vendit të tyre. Të godasësh sot familjen në një situatë emergjente, në kohë krize, familja, besimi, janë shtyllat që mbajnë një shoqëri. Antivlera po na shitet për vlerë.”-tha Gjokutaj.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here