Rama zbraz arkën për administratën para zgjedhjeve/ Ja sa do të rriten pagat për nëpunësit e Kryeministrisë dhe ministrive

0
198

Qeveria shqiptare ditën e sotme ka njoftuar rritjen e pagave për disa nëpunës të shtetit, duke filluar qysh nga policët deri tek ata në administratë.

Kështu, sa u takon nëpunësve civilë e të punonjësve administrativë të njësive të vetëqeverisjes vendore do të ketë rritje të pagës minimale nga 30 000 në 34 000 lekë në muaj.

Ndërkohë, sa u takon pagave të nëpunësve civilë në ministri, zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve në disa institucione të administratës publike do të ketë rritje më të konsiderueshme.

Konkretisht në kryeministri do të ketë rritje 26 mijë lekë në muaj për nëpunësit në pozicionet e drejtorëve të departamenteve dhe njësive.

Ndërsa koordinatorët dhe juristët në kryeministri dhe në ministritë e ndryshme do të marrin 20 mijë lekë më shumë.

Në masën 15 000 lekë në muaj për nëpunësit në pozicionet “Koordinator”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist” në departamentin përgjegjës për politikat dhe mirëqeverisjen, ndërsa drejtorët e ndryshëm nga 10 mijë lekë.

“2. Pika 4/2 ndryshohet, si më poshtë vijon: Në Kryeministri: a)

në masën 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj për nëpunësit në pozicionet:

i. “Drejtor departamenti” dhe “Drejtor njësie”, në departamentin përgjegjës për çështjet rregullatore dhe përputhshmërinë dhe departamentin përgjegjës për politikat dhe mirëqeverisjen;
ii. “Drejtor drejtorie”, në departamentin përgjegjës për politikat dhe mirëqeverisjen;
b) në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj për nëpunësit në pozicionet “Jurist” dhe “Koordinator”, në njësitë përgjegjëse për aktet rregullatore të Këshillit të Ministrave, programimin e akteve rregullatore dhe RIA, si dhe njësinë përgjegjëse për koordinimin e nismave prioritare dhe të Acquis, në departamentin përgjegjës për çështjet rregullatore dhe përputhshmërinë;
c) në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj për nëpunësit në pozicionet “Koordinator”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist” në departamentin përgjegjës për politikat dhe mirëqeverisjen;
ç) në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj për nëpunësit në pozicionet:

i. “Drejtor departamenti”, në departamentin përgjegjës për administrimin;
ii. “Drejtor njësie”, në njësinë përgjegjëse për buxhetin dhe administrimin;
iii. “Koordinator”, në njësinë e menaxhimit pranë Sekretarit të Përgjithshëm;
iv. “Drejtor drejtorie” dhe “Koordinator” në drejtorinë përgjegjëse për koordinimin teknik, në departamentin përgjegjës për çështjet rregullatore dhe përputhshmërinë;
v. “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në departamentin përgjegjës për çështjet rregullatore dhe përputhshmërinë.”.” – thuhet në vendim.

Po ashtu, në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, “Sekretar i Përgjithshëm”, do të shpërblehet me 15 000 lekë në muaj shtesë, dhe nëpunësit në pozicionet “Inspektor i Lartë” dhe “Ndihmësinspektor i Lartë”, në masën 25 000 lekë në muaj.”.

Në ministrinë përgjegjëse për financat do të ketë rritje në masën 20 000 lekë në muaj, për nëpunësin në pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”; 26 000 lekë në muaj, për nëpunësit në pozicionet “Drejtor i përgjithshëm”

Po në masën 26 000 lekë në muaj, për nëpunësit në pozicionet “Drejtor drejtorie” në njësitë përgjegjëse për planifikimin dhe monitorimin e buxhetit qendror dhe vendor të Drejtorisë së Përgjithshme të Buxhetit.

Nga ana tjetër, do të marrin shtesë 15 000 lekë në muaj nëpunësit në pozicionet: “Koordinator”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”.

10 000 lekë në muaj do të jenë shtesë edhe për nëpunësit dhe funksionarët në pozicionet “Drejtor i kabinetit të ministrit”, “Këshilltar”, “Drejtor i Përgjithshëm”, “Drejtor drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në njësitë e tjera teknike të përmbajtjes.”.

Shtesat në Ministrinë e Drejtësisë:

a) në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj, për nëpunësin në pozicionin “Sekretar i Përgjithshëm”;
b) në masën 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, për nëpunësin në pozicionin “Drejtor i Përgjithshëm”, në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse për kodifikimin dhe harmonizimin e legjislacionit, dhe për nëpunësit në pozicionet “Drejtor drejtorie”, në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse për kodifikimin dhe harmonizimin e legjislacionit;
c) në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit në pozicionet “Përgjegjës sektori”, “Koordinator” dhe “Specialist”, në drejtorinë e përgjithshme, përgjegjëse për kodifikimin dhe harmonizimin e legjislacionit.”.

Shtesat në Departamentin e Administratës Publike:

a) në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë në muaj, për nëpunësin në pozicionin “Drejtor departamenti”;
b) në masën 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit në pozicionet “Drejtor njësie” dhe “Drejtor drejtorie” të njësive teknike të përmbajtjes;
c) në masën 15 000 (pesëmbëdhetë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit në pozicionet “Përgjegjës sektori”, “Koordinator” dhe “Specialist” të njësive teknike të përmbajtjes.”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here