Ndërron jetë ‘Piktori i Popullit’, Sali Shijaku

0
267

Piktori i Popullit, Nderi i Kombit Sali Shijaku ka ndërruar jetë në moshën 89- vjeçare. Lajmin e ka dhënë në Fb, i biri i tij Orges Shijaku. “Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për humbjen nga kjo jetë të babait tonë, Piktorit të Popullit,  Nderit të Kombit Shqiptar,  Sali Shijaku. I lehtë të qoftë dheu. Ia kushtove gjithë jetën Artit dhe Shqipërisë!” shkroi ai në Fb.

Një nga piktorët më të rëndësishëm shqiptarë të gjysmës së dytë të shek. XX, 

Sali Shijaku,  lindi në Tiranë, 12.03.1933. Një nga piktorët më të rëndësishëm shqiptarë të gjysmës së dytë të shekullit XX, i cili edhe brenda kanoneve të rrepta të RS, arriti të krijonte vlera artistike që ndikuan në modernizimin e pikturës shqiptare të viteve 1965 -1980.

Shijaku ishte piktor kolorist, dekorativ dhe krijuesi i kompozimeve një figurëshe në artin piktorik shqiptar të çerekut të fundit të shekullit XX.

Djali i një tregtari të vogël, Shijaku, pasi kreu Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë për pikturë në klasën e pedagogëve Abdurrahim Buza dhe Nexhmedin Zajmi, vazhdoi studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve “I.E.Rjepin” në Shën Petërburg,  ish BRSS (1956-1961) pranë ateliesë të prof. Boris Vladimiroviç  Joganson (piktor i njohur, president i Akademisë së Arteve Sovjetike dhe Drejtor i Galerisë “Tretjakov” në Moskë).

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here