‘Hakerat kishin 14 muaj që bënin qejf, Rama fliste për kundërofensivë’

0
96

Analisti Ylli Manjani reagoi pas një raporti të FBI, që theksonte se hakerat iranianë kishin 14 muaj që kishin hyrë në sistemet tona.

“FBI thotë se hackerat paskan 14 muaj që bëjnë qejf në sistemet tona elektronike.

Rama ndërkohë na fliste për kundërofensivë, për ruajtje të sistemit dhe të dhënave…

D.m.th, baba është pak sëmurë. Varrimi bëhet nesër,” shkruan ai.

FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike dhe Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) kanë publikuar një raport të përbashkët për sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

Në raport thuhet se qeveria iraniane, e identifikuar me ‘Homeland Justice’ nisi sulmin në korrik të 2022 kundër portaleve qeveritare shqiptare duke bllokuar përkohësisht shërbimet online.

“Një hetim i FBI-së tregon se aktorët kibernetikë shtetërorë iranianë patën akses fillestar në rrjet afërsisht 14 muaj përpara se të nisnin sulmin shkatërrues kibernetik”, thuhet në raport.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here