Belind Këlliçi: Kongresi Amerikan kërkon prova për shpalljen ‘non grata’ të Berishës

0
138

Kërkesa për transparencë mbi faktet dhe provat që çuan në vendimmarrjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, për shpalljen non grata të Sali Berishës, nuk është vetëm e kryedemokratit, por edhe e Kongresit Amerikan. Konfirmimi vjen nga deputeti Belind Këlliçi, pas kthimit nga SHBA ku u takua me kongresmenë dhe senatorë. Sipas tij në ditët në vijim do të ketë zhvillime mbi këtë çështje.

 

Në studion e Debatit me Alba Alishanin në A2 CNN, ai tha se 6 senatorë republikanë kanë adresuar një letër në 2017 ku kërkojnë transparencë dhe investigim në lidhje me ekspertët që kanë hartuar reformën në drejtësi, ndërsa senatori Lee Zeldin ka adresuar një letër që ka të bëjë me rastin e PD në Shqipëri.

“Ka patur shqetësim për reformën në drejtësi nga kongresmenët, sepse nuk konsiderohet e suksesshme, kishin dijeni për inceneratorët, ka patur pyetje për zotin Berisha.

Anëtarë të komisionit të marrëdhënieve me jashtë kishin informacion të detajuar, kanë pyetur sekretarin e shtetit Blinken dhe ka dërguar dy letra në departament të cilat janë të pa adresuara dhe nuk kanë marrë përgjigje për të bërë transparencë në rastin e zotit Berisha. PD ka ende miq të shumtë në kongres senat e politikën amerikane dhe pjesën dërmuese i ka te partia simotër PR e Amerikës.

Diskutimi ka qenë në lidhje me gjendjen e opozitës ku vëmendje të veçantë merr rasti i Berishës ku po kërkohet transparencë mbi provat dhe faktet për vendimmarrjen. Kërkesa është edhe e kongresit amerikan, kongresmenit Lee Zeldin i është drejtuar dashur të marrë përgjigje dhe nuk ka marrë ende sot përgjigje.

Kanë lidhur deklaratat e forta të Berishës të dhëna në çadër ku kërkonte publikisht për të shpallur non grata George Soros dhe ndodhi që u shpall Berisha 4 vite më pas. Ka pasur një letër të 6 senatorëve në mars 2017 që kanë kërkuar në dash informacion të detajuar dhe investigim në lidhje me paratë që vinin nga USAID në lidhje me ekspertët që kanë draftuar reformën në drejtësi në Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri. Dhe unë besoj që frytet e asaj reforme nuk i kemi parë. Drejtësia e sotme kishte dy standarde. Zeldin ka adresuar me letër që ka të bëjë me rastin e PD në Shqipëri’.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here