Iu refuzua kërkesa për azil politik në Shqipëri, detaje nga deportimi i gazetarit turk në atdhe! 26-vjeçari u ekstradua në orën 02:00 të mëngjesit

0
106

Gazetari turk, Ahmet Emre Olur është deportuar nga shteti jonë drejt Turqisë rreth orës 02:00 të mëngjesit të së dielës.

Avokatët e gazetarit pretendojnë se autoritetet shqiptare “jo vetëm që nuk pranuan kërkesën e tij për azil politik, por as e protokolluan në komisariatin e Rinasit”.

Olur pretendoi se është shpallur në kërkim nga Turqia pasi ka bërë disa kronika kundër qeverisë në Ankara, dhe se dënimi mund t’i rrezikojë seriozisht jetën dhe njëkohësisht mund të diskriminohet për shkak të bindjeve politike në shtetin e origjinës.

Por autoritetet shqiptare nuk i kanë marrë parasysh kërkesat e tij, me arsyetimin se zyra e emigracionit është mbyllur dhe e deportuan me pretendimin se i ka kaluar afatin 2-vjeçar për të qëndruar në vendin tonë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here