Kryemadhi thirrje ndaj SPAK: Mos u intimidoni nga presionet, inceneratorët janë maja e ajsbergut e korrupsionit qeveritar

0
98

Depuetja e partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë për mediat ku ka kërkuar që SPAK ndërmarrë hetime ndaj qeverisë për aferën korruptive të inceneratorëve.

 

Ajo shtoi ndër të tjera se do të mbante pozicionin e saj deri në fund duke kërkuar që çështja korruptive e inceneratorëve të hetohej sepse sipassaj është vetëm maja e ajsbergut.

 

“E di që ka ka të vështirë se bëhet fjalë për qeverinë, por inkurajoj SPAK-un të hetojë shkeljet procedurale pa u intimiduar nga presionet.

 

Sa i përket evazionit fiskal 189 mln dollarë, a e di kryeministri që ato kompani që janë krijuar apostafat për të fryrë kostot dhe për të përfituar TVSH-në kanë shërbyer si nënkontraktorë. Ai e ka ngritur gjithë skemën për grabitjen e taksave të qytetarëve shqiptar nëpërmjet koncesioneve dhe nëpërmjet koncesionit të inceneratorit të Tiranës.

 

Unë vazhdoj të jem në pozicionin tim për ta vazhduar deri në fund luftën dhe për ta çuar deri në fund çështjen më korruptive të inceneratorëve, për t’i çuar hetimet deri në fund sepse çështja e inceneratorëve është vetëm maja e ajsbergut e korrupsionit të Ramës dhe qeverisë së tij”– u shpreh Kryemadhi mes të tjerash.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here