Arrestohet 39-vjeçari në Tiranë, i sekuestrohen pistoletë me silenciator, municion luftarak dhe kokainë

0
116

J. Madani, 39 vjeç u arrestua nga policia e Tiranës pasi u kap duke lëvizur me  armë zjarri dhe lëndë narkotike me vete.

 

Sipas njoftimit të bluve, u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një silenciator, një krehër, municion luftarak dhe lëndë narkotike kokainë.

Arresti i i Madanit, banues në Tiranë u bë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

Pas informacioneve të marra në rrugë operative  se në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, lëvizte një shtetas i armatosur, policia organizoi punën dhe finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “Ekol”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here