Sulmet kibernetike, nesër pezullohen aplikimet për pasaporta dhe karta ID

0
111

Ditën e nesërme nuk do të ofrohet shërbim në zyrat e ‘Aleat’ për pasaporta apo karta identiteti.

Ministria e Brendshme njofton se masat janë marrë me qëllim për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike.

“Për të rritur nivelin e sigurisë ndaj sulmeve kibernetike, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile po ndërmerr një sërë masash të integruara. Në këtë kuadër, ditën e premte, 16 shtator, GJC njofton se nuk do të mund të ofrohet shërbim në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’ për dokumente biometrike (pasaporta apo ID karta)”, thuhet në njoftimin e MB.

 

Ministria e Brendshme thotë se ndërprerja e shërbimit do të jetë e përkohshme vetëm për ditën e premte.

 

“Kjo ndërhyrje shton masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar”, thotë MB.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here