Sulmet kibernetike, Peka: Janë hedhur 168 mln €, por sistemi i mbrojtjes dështoi! Rama s’bën transparencë

0
100

Eksperti i sigurisë, Avenir Peka, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv sulmet kibernetike në Shqipëri. Peka tha se nuk ka transparencë nga qeveria për sulmin ndërsa shtoi se 168 milionë euro janë hedhur për sigurinë kibernetike, e cila sipas ekspertit dështoi.

“Pagatishmëria totale e institucioneve për të siguruar sigurinë kibernetike përpos vlerës së madhe që është hedhur në këtë fushë, rreth 168 milionë euro në sistemin e AKSH-it. S’ka sistem kibernetik që mos të ketë mbrojtje kibernetike. Kjo mbrojtje kibernetike ka dështuar.“-tha Peka.

Më tej ai deklaroi se nëse hakerat kanë pasur akses të plotë tek e-albania, do të thotë se kërcënuesit kanë akses tek të gjithë databazat në atë sistem.

Thyerje e sistemit dhe e policisë, TIMS-i. SHISH është pak më ndryshe se kanë sistem të hapur dhe të mbyllur. TIMS është sistem kompleks, jo vetëm hyrje dalje, por të dhënat e të gjithë shtetasve, personat në kërkim.
Ka një thyerje që është dështim. Qeveria pretendon se ka dhe institucione të tjera që janë thyer, e vërteta është se në botë ka miliona sisteme të centralizuar informacionesh. Pse nuk thyhen bankat private në Shqipëri por sistemi shtetëror?“-tha Peka.

Sipas ekspertit, qëndrimet e Ramës janë kaotike. Peka shtoi se nuk ka transparencë se çfarë ka ndodhur saktësisht.

“Nuk dinë si ka ndodhur dhe çfarë ka ndodhur, nuk dinë për mesazhin që t’i japin publikut. E dramatizojnë situatën, dikush tjetër e minimizon, si Rama. S’ka konsensus brenda qeverisë. Nuk dinë si të reagojnë.

Qeveria të tregojë çfarë ka ndodhur, dhe elementi i dytë i transparencës është që ndoshta nuk duhet të futet në detaje për çfarë ka ndodhur për disa arsye, ky është një sulm terrorist. Qëllimi i sulmeve është paniku. Mungesa totale e informacionit dhe mesazhet e ndryshme të kryeministrit Rama.”-deklaroi Peka.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here