Pse Mbreti Charles mori titullin “i tretë” dhe historia tragjike e 2 të parëve

0
196

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elisabeth II në fron u ngjit djali i saj që mori dhe emrin Charles III. Mediat kanë zbuluar arsyet pse ai mori këtë emër dhe cila ishte historia e praardhësve të tij Charles I dhe djalit të tij Charles II.

Këta të fundit mbretëruan në shëkullin e 17-të periudhë që karakterizohet nga absolutizmi, despotizmi, gjaku dhe hedonizmi.

Charles I u bë mbret i Anglisë, Skocisë, Irlandës dhe Francës nga 27 mars 1625 deri në vdekjen e tij kur i prenë kokën më 30 janar 1649. Ai ishte një përkrahës i zjarrtë i të drejtës hyjnore të mbretërve.

Në fazën e parë të mbretërimit të tij ai u angazhua në një luftë të ashpër për pushtet kundër Parlamentit anglez, i cili kundërshtoi me vendosmëri aspiratat e tij absolutiste që synonin të shtypnin përdorimin e Magna Carta (që u jepte liri dhe të drejta fisnikëve).

Tensionet politike dhe fetare shpërthyen në luftën civile angleze. Kundër mbretit u ngritën forcat e Parlamentit, të cilat kundërshtuan përpjekjet e tij për pushtet dhe puritanët që nuk pranonin politikat e tij fetare.

Lufta përfundoi me një disfatë për Charles I, i cili u kap, u gjykua, u dënua dhe u ekzekutua me akuzën e tradhtisë së lartë. Monarkia u shfuqizua dhe në vend të saj u themelua një republikë.

Por me vdekjen e udhëheqësit kryesor të revolucionit, Oliver Cromëell, republika hyri shpejt në krizë duke bërë që Charles II, djali i Charles I të rivendoste sërish regjimin monarkik.

Charles II njihej edhe me emrin Merrie Monarch (monarku i gëzuar) për shkak të atmosferës hedonistike të oborrit të tij. Ai njihet për lehtësimin e përgjithshëm pas përvojës së qeverisjes nga Cromëellët dhe puritanët. Ai vdiq nga një goditje në tru në vitin 1685, në moshën 54-vjeçare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here