Fashë për energjinë/ Elezi: Pasojë e keqmenaxhimit dhe vjedhjeve

0
93

Prej datës 1 tetor dhe deri në fund të dhjetorit familjet që do të shpenzojnë mbi 800 kilovat energji në muaj do ta paguajnë atë më shtrenjtë.

Çmimi i energjisë per konsumin mbi 800 kW/h është 42 leke per kW/h. Kjo parashikohet nga data 1 tetor 2022- dhjetor 2023.

Eduart Elezi, ekspert për energjinë, i ftuar në Ora News thotë se një masë e tillë është pasojë e një keqmenaxhimi të qëllimshëm dhe vjedhjeve që janë bërë në sektorin e energjisë elektrike.

Elezi: Nuk është edukim për konsumin e energjisë elektrike por vjen si rrjedhojë e një keqmenaxhimi të qëllimshëm dhe vjedhjeve që janë bërë në sektorin e energjisë elektrike. Në maj diga e Fierzës ka pasur nivelin më të lartë, ka qenë 296 metër. Këta kanë bërë zbrazje të kaskadës por dhe kanë blerë sasi energjie me ditë. Po të ishte blerë në afatgjatë, mujore do ta kishim blerë me gjysmën e çmimit. Sot niveli i Fierzës është 266 metër në nivele kritike dhe më të ulëtat historike në vitin më të tharë. Është keqmenaxhuar prodhimi vendas. Synimi ishte për të rritur çmimin e energjisë elektrike.
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku deklaroi se nga ky ndryshim preken vetëm 4 % e familjeve, por që sipas saj konsumojnë rreth 16% të energjisë. Elezi ka tjetër mendim.

Elezi: Preken të gjithë konsumatorët familjarë. I gjithë biznesi. Nëse i rrit energjinë erlektrike biznesit të vogël furra e bukës do të rrisë çmimin e bukës. Impakti është te konsumatori familjar. Ka dhe një fenomen te institucionet e kultit, te të gjitha çmimi i energjisë elektrike ka kaluar në çmim tregu.

Sipas tij, zgjidhja për këtë situatë është largimi i kësaj qeverie pasi tendenca e të majtëve është rritja e çmimeve.

Elezi: Çmimi për konsumatorin familjar duhet të jetë më pak se 9 lekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here