Bledi Çuçi nuk ndal sulmet, i faturon Gledis Nanos dështimin e policisë

0
129

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka lidhur shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me mos arritjen e rezultateve.

Gjatë një interviste në “Top Story”, Çuçi tha se spunton finale për shkarkimin e Nanos e dhanë ngjarjet e fundit që ndodhën gjatë muajve korrik dhe gusht.

Pjesë nga biseda:

Çuçi: Drejtori i Policisë ndryshohet se nuk ka ritimin e duhur, ne duhet të ecim më shpejt, por kjo nuk do të thotë që kemi dështuar në atë që kemi bërë. Drejtori do ndërrohet ku demonstron se nuk mund ta çojë para reformimin e Policisë së Shtetit. Rama tha se megjithëse statistikat e vrasjeve janë më mirë se dhe një vit më përpara, situatën e rëndon mënyra si janë ekzekutuar dhe si janë bërë disa vrasje. Zbulimi i autorëve të vrasjes, puna ka çaluar në kuptimin e objektivave. Duhet të realizonte objektivat që i kishim vënë. Spunton finale e dhanë ngjarjet e muajve të fundit, gushtit dhe Korrik. Ka të bëjë me një sërë gjërash. Ne analizojmë lidershipin e tij, jo statistikat. Një nga gjërat që ndikon drejtpërdrejt në lidhje sesi janë vrarë, ka të bëjë, me reformimin e policisë kriminale. Këtu i ka munguar lidershipi. Tek lidershipi tek lufta kundër kanabisit. Nëse 2021 nuk bëhej fjalë që të gjendeshin parcela në fushë, këtë vit ka pasur disa raste. S’kemi pasur as transportim të kanabisit në Itali në 2021, këtë vit pati një tentativë. Pas ndjekjes që i bënë forcat tona, ai skaf u kthye në Shqipëri dhe i humbi gjurmët. Ka munguar performanca e drejtorit që ka bërë që të kthehen disa fenomene, që ishin zhdukur.

Gazetari: A është në hetim Gledis Nano?

Çuçi: Nuk thashë që është nën hetim. Kur gazetarja tha si do e komentoni deklaratën e Drejtorit të Policsë që ka pasur rrjedhje të informacionit, i thashë e para pse më pyesni mua, por ato do hetohen dhe do të pyetet Drejtori i Policisë se çfarë informacioni ka ai për ato.

Gazetari: Ka pasur një ftohje mes jush?

Çuçi: Unë pozicionin tim publik nuk e ngatërroj me emocione ftohje ngrohje, unë jam shumë korrekt, komunikojmë përmes performancës, detyrave që ia ngarkojmë njëri-tjetrit. Unë s’kam qenë kurrë i ngrohur me këtë përcaktim që mund t’i bëni. Unë jam munduar që të krijoj një profil që i qëndroj larg policisë, kur ti i qëndron larg nuk ka se si krijon tension, unë nuk ndikohem nga emocionet, nuk mund të flitet për ftoje apo ngrohje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here