Berisha: Beteja e Ramës me katet është licencë për trafikantët e drogës

0
88

NJOFTIM PËR SHTYP

• Berisha: Beteja e Ramës me katet është licencë për trafikantët e drogës

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në Shkodër se Edi Rama po jep me koncesion edhe policinë.
“Tani policinë e dhanë me koncesion te baronët e drogës. Kushdo prej tyre merr repart police”.
Ai u ndal edhe te çështje e ndërtimeve pa leje.
“Ka filluar tani betejën me katet. Njeriu që kontrollon7 gjithçka, në një pikë të vendimit thotë, ai që do të blejë katet shtesë, le t’i blejë. Kjo është licencë për trafikantët e drogës që të blejnë katet shtesë, pasi të ndërtohen.
Trafikantët kanë katet e pallateve si shoping kryesor. Nuk blejnë apartamente ata, blejnë kate.
Shqipëria ka ndërtuesin më të lartë të ndërtimit dhe ka çmimet e treta më të larta në Europë. Lumenjtë e drogës blejnë katet. Ky u hap rrugën këtyre për të blerë katet, se nuk lahen ndryshe paratë. Ky nxjerr Pasaportën e Artë dhe bën amnistinë fiskale për të pastruar paratë dhe falimentuar bizneset e ndershme në Shkodër dhe mbarë Shqipërinë,” tha Berisha.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here