Kush e shkarkoi Gledis Nanon? Karamuço: Armiku brenda policisë! Gazetarja: Nxori zbuluar efektivët e inkriminuar

0
154

Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra, u shpreh se një faktor në shkarkimin nga posti i Drejtuesit të Policisë së Shtetit i Gledis Nanos, mund të jetë, lëvizja e tij për të nxjerrë në pah efektivët e policisë që janë të inkriminuar.

Gazetarja theksoi se një nga prioritetet e Nanos ishte pastrimi i policisë së shtetit dhe largimi i efektivëve që kishin kontakte me grupe kriminale.

“Në Morinë u kapën më shumë se 30 efektivë për korrupsion. Kjo ishte një nga suksese e policisë.

Kërkohej të nxirrej në pah korrupsioni dhe inkriminimi i policisë. Nano është nga drejtuesit e vetëm që ka nxjerrë në pah korrupsionin apo lidhje e oficerëve me grupet kriminale.

I tillë ishte edhe arrestimi i Jeton Lamit. Këto fakte të çojnë tek nxjerrja në pah të policëve që janë të inkriminuar.” tha Kodra.

Ndërkohë eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se brenda policisë ka armiq të padukshëm, që paguhen nga krimi. Sipas tij këto kanë ndikuar për largimin e Nanos.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here