Kryemadhi: Berisha e Meta votohen më shumë se të rinjtë! 6 marsi tregoi qartë kush është opozita e vërtetë

0
114

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv deklaroi se zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit treguan qartë se kush është opozita e vërtetë ndërsa shtoi se politikës i duhet një ristrukturim total.

Sipas Kryemadhit, nuk është Rama apo Veliaj që vendos me kë ristrukturohet opozita ndërsa shtoi se qytetarëve iu dha mundësia për të pasur njerëz të rinj, por nuk i votuan, duke shkuar drejt Metës e Berishës.

“Nuk them ristrukturim vetëm në njerëz, por edhe në ide. Mungesa e alternativave, ideve, është një nga problemet kryesore që kemi si klasë politike. Shtatori do unifikojë shumë gjëra të përbashkëta në opozitarizmin e ardhshëm.

Duam t’i largojmë ndonjëherë njerëzit se janë të vjetër dhe sjellim të rinj që janë shumë më të këqinj se të vjetrit, se shesin kauzat politike për interesa politike apo mendimi sipërfaqësor në ngritjen e problematikave.

Kthimi i Berishës, edhe po të mos besojmë Kuvendin e 11 dhjetorin, shkojmë tek 6 marsi tregoi qartë për opozitën dhe mbështetjen.”-tha Kryemadhi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here