Armand Shkullaku: Të besosh se regjimi rrëzohet me votë, je idiot

0
285

Gazetari Armand Shkullaku teksa komentonte situatën politike në emisionin ‘Çim Peka Live’ tha se Rama po instalon një regjim dhe po i përdor rruspat si do vetë.

Sipas gazetarit Armand Shkullaku, të besosh se një regjim rrëzohet me votë, do të thotë të jesh idiot.

“Ne sot kemi një regjim i cili thotë, zgjedhjet i bëj unë, ligjin zgjedhor e ndryshoj, lekët i ndaj si dua unë, të fortët e banditët i përdor si dua unë, ndërkombëtarët i përdor si dua unë, ju mbyllni gojën, ose do vini te unë t’iu jap një kockë, ose do përfundoni.

Dal te ajo që kemi thënë vite më parë, të besosh që një regjim rrëzohet me votë, është që të jesh idiot.”-tha Shkullaku në ‘Çim Peka Live’.

Shkullaku u shpreh se Rama po tenton hapur të eliminojë me ligj opozitën, ndërsa shtoi se kushdo që i jep një llustër ‘demokracie’ mazhorancës, është padyshim pjesë e regjimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here