Vodhi makinën e së resë, vihet në pranga 18-vjeçari

0
156

Shërbimet e Policisë ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se te sheshi “Univers”, në rrugën “Mikel Maruli”, një person i paidentifikuar kishte vjedhur një automjet të cilin drejtuesja e tij me iniciale D. Sh., 26 vjeçe, e kishte lënë të ndezur, menjëherë kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Operacioni “Square” rezultoi në lokalizimin dhe arrestimin në flagrancë të 18-vjeçarit me iniciale L.I. I riu akuzohet për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

L.I., pas vjedhjes së automjetit është larguar duke e drejtuar ndërkohë që nuk dispononte një leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here