Balliu: Sot nuk kemi opozitë pazaresh. Kur protestat e opozitës të fillojnë mos të ndalojnë

0
170

Shefi i organizimit të PD-së Klevis Balliu ka folur per syritv për aksionin opozitar dhe riorganizimi brenda selisë blu.

Balliu ka theksuar se sot kemi një opozitë të vërtetë dhe jo një opozitë pazaresh dhe se kur protestat të fillojnë nuk do të ndalen.

Sipas Balliut, Rama e ka shkatërruar qëllimisht të ardhmen e rinisë në vend duke iu lënë vetëm rrugën e drogës dhe krimit, ku në të kundërt mundësi kanë vetëm të largohen nga vendi.

Balliu: Kemi mbledhur disa grupe pune. Do të fillojnë kontaktin me çdo anëtar të PD dhe me çdo qytetar të vendit. Sot kemi afera korruptive nga më të ndryshmit. Ajo e portit të Durrësit ka të bëjë me Vuçiçin pasi ajo po i jepet Vuçiçit.

Thelbi i të gjithë organizimit të aksionit të PD-së është ndërthurja e aksionit partiak politik ideologjik me atë qytetar, ndaj dhe sot është një front për shpëtimin e Shqipërisë.

 

Këta nuk janë në luftë më krimin por në luftë me qytetarët.

 

Si ka mundësi që asnjëherë droni i policisë nuk është asnjëherë kur ndodhin vrasjet por janë për të vendosur gjoba ndaj makinave të qytetarëve dhe për rripat e sigurimit.

 

Sot nuk kemi opozitë pazaresh. Kur protestat e opozitës të fillojnë mos të ndalojnë. Do bëhet çdo gjë që kjo qeveri të rrëzohet. Jemi në situatë alarmente pasi brezi i ri o gjendet i vdekur në rrugë ose në burgje ose në gomone në Angli. Kjo është rinia shqiptare sot dhe këtë e ka bërë Edi Rama qëllimisht. Shkatërron çdo mundësi për rininë për të bërë një punë për jetën e tyre dhe i la vetëm drogën dhe rrugën e krimit dhe largmin nga Shqipëria.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here