Herën e fundit para se të zhdukej pa gjurmë Ervis Martinaj u pa në Shijak, silueta u filmua nga një kamera sigurie

0
221

Prokuroria dhe Policia e Shtetit kanë ngecur në një pikë, që është zona e Shijakut për të gjetur shumë të kërkuarin Ervis Martinaj, të cilin familja e ka denoncuar të zhdukur. Në Shijak ai është zhdukur pa adresë dhe nuk dihet asgjë për të, nëse është rrëmbyer dhe mbahet i gjallë apo personat që ai ka takuar atë natë e kanë ekzekutuar në vend.

Shpresat e familjes, për gjetjen e biznesmenit gjallë janë zbehur. Sipas burimeve të policisë, Martinaj mbrëmjen e 8 gushtit, ka dalë rreth orës 18:30 nga ambjentet e këtij pallati, teksa silueta e tij është filmuar nga një kamera sigurie.

Martinaj shfaqet me syze dielli, tuta të shkurtra dhe me shapka. Teksa bën një lëvizje të shkurtër në zonë, këtu shfaqet një automjet tip “Audi A8”, i njëjti mjet që shfaqet ne 5 gusht në Hotel Adriatik në Durrës. Pastaj Martinaj hipën në sediljen e parë dhe makina largohet në drejtim të pallatit të sportit “Asllan Rusi”, duke hyrë në rrugën e Laprakës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here