Prapaskenat e largimit/ Gledis Nanon nuk e ‘shpëtuan’ as amerikanët

0
170

Tre ditë pasi në media u përfol se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano kishte dhënë dorëheqjen nga kjo detyrë, zyrtarizohet lajmi për shkarkimin e tij.

Gledis Nano nuk është dorëhequr, por shkarkuar nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e dha lajmin pas mbleshjes së qeverisë, më 31 gusht.

Ministri i Brendshëm tha se Nano nuk i ka përmbushur objektivat e vendosur, dhe shtoi se vendimi erdhi për shkak të situatës së kriminalitetit në vend, të krijuar muajt e fundit.

Nano pati deklaruar se nuk ka dhënë dorëheqjen dhe foli për një sulm ndaj tij.

Një burim diplomatik i tregoi Lapsi.al se Gledis Nano nuk ka qëndruar duarkryq këto 48 orë. I braktisur nga Rama dhe Çuçi, dy njerëzit që e graduan në krye të Policisë së Shtetit në një moshë fare të re, ai ka bërë lëvizjet e tij për të penguar shkarkimin.

“Ka kontaktuar me së paku dy seli të rëndësishme diplomatike në Tiranë dhe ka kërkuar këshillim ose ndërhyrje prej tyre”, i tregoi burimi i Lapsi.al pa zbardhur më shumë detaje. Por nëse rikthehesh pas në kohë, në korrikun e vitit të shkuar, Gledis Nano mori një dekoratë të beftë nga amerikanët për arritje profesionale. Krah tij në selinë e Rrugës së Elbasanit pozonte edhe ambasadorja Yuri Kim. Ishte një lloj mbështetje për t’i shtruar rrugën në krye të Policisë së Shtetit.

“Në këtë kuptim, nëse flasim për seli diplomatike të interesuar që Gledis Nano të mos shkarkohet, të parët të interesuar me siguri që janë amerikanët. Dihet që ai ka bërë dhe një kurs të rëndësishëm në SHBA tek e njëjta shkollë ku përgatiten oficerët e FBI, si dhe ka bashkëpunuar ngushtësisht kur drejtonte Antiterrorin. Kush është palë tjetër e interesuar nga ndërkombëtarët nuk dihet me siguri, por kujtojmë se në këto 10 muaj në detyrë Nano ka bërë vizita zyrtare në Londër, Berlin, Telaviv e Uashington,” shkruan Lapsi.

“Cilado qoftë arsyeja e shkarkimit, vendimi nuk premton që të rregullojë ndonjë gjë të madhe në radhët e Policisë së Shtetit edhe me drejtuesin e ri që do të pasojë Gledis Nanon, për aq kohë kohë sa kjo strukturë përgjatë qeverisjes së Edi Ramës nuk është çliruar nga kthetrat politike të partisë-shtet dhe drejtuesit e saj me lidhje okulte me krimin e organizuar,” shkruan portali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here