Të përqafuar në festivalin e Dua Lipës, Donaldi dhe Bora nuk fshihen më, e publikojnë vetë FOTON

0
236

Donald Veshaj dhe Bora Zemani ishin për shumë muaj në qendër të mediave rozë, pas përfundimit të edicionit të parë të BB VIP, ku ata shkëmbyen një puthje pas muajsh të distancuar, e më pas Donaldi përfundoi në krahët se Beatrix.

Por kur emisioni përfundoi, këngëtari dhe moderatori i disa emisioneve kryesisht humori, u nda nga Beatrix dhe nisi të afrohej përsëri me ish-të dashurën Bora Zemani. Për disa muaj është raportuar se çifti ishte bashkë, por askush nuk kishte foto.

Mbrëmjen e djeshme Donaldi dhe Bora kanë vendosur të mos fshihen më, e kanë publikuar vetë foton që ndjekësit e tyre kërkonin. Ata shfaqen të dy të përqafuar, bashkë me miken e përbashkët Semi Jaupaj, në festivalin e Dua Lipës në Tiranë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here