Si e vrau bashkëshortja 72 vjeçarin Shefki Kurti; E goditi me sopatë në gjumë, më pas i copëtoi trupin

0
309

Frika e braktisjes nga bashkëshorti ka qënë motivi që ka shtyrë 68-vjeçaren Nadire Kurti të vrasë në mënyrë makabre bashëkshortin e saj Shefki Kurti 72 vjeç, pensionisti durrsak që prej 3 dekadash kishte emigruar së bashku me bashkëshorten e dy fëmijët e tij në Itali.

Policia e Rovigos ka zbardhur detajet e kësaj vrasje, pas rrëfimit të Nadire Kurtit e cila prej datës 12 gusht ndodhet e shtruar në spitalin e Rovigos e ndaj saj është kërkuar një ekspertizë mendore.

Ngjarja ka ndodhur natën e 21 korrikut duke u gdhirë 22 korriku.

Nadire Kurti ka goditur disa herë me sëpatë Shefki Kurtin ndërsa ishte në gjumë.

Më pas ka tërhequr trupin në banjo ku e ka copëtuar me ndihmën e sëpatës e tre thikave.

Policia e Rovigos bën publik sot informacionin se armët e ftohta të këtij krimi, pra thikat e sëpata janë gjetur javën e shkuar në lumin Adigetto.

Pas copëtimit të trupit, Nadire Kurti ka futur pjesët e tij në disa thasë të zinj që më pas janë hedhur në lumin pranë banesës së tyre.

Nadire Kurti ka rrëfyer krimin e saj e mjaft të rëndësishme kanë qënë për fazën hetimore telefonatat e përgjuara mes saj e dy fëmijëve që nuk kanë asnjë lidhje për çfarë ka ndodhur.

Nadire e Shefki Kurti jetonin në Itali që prej vitit 1991 me dy fëmijët e tyre Alketa e Beni.

Fillimisht kanë jetuar në komunën Villanova de Gebbo e prej pak vitesh janë transferuar në qytezën Badie Polesine po në zonën aty pranë.

Vajza e tyre Alketa jeton në Zvicër e Beni në komunën Massi po në provincën e Rovigos./oranews

https://www.oranews.tv/vendi/vrasja-makabre-e-shefki-kurtit-e-shoqja-kishte-frikes-se-do-ta-linte-e-god-i1054750

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here