Rritja e çmimeve, Qeveria i la në mëshirë të fatit shqiptarët. Ende nuk dihet se kur mund te aktivzohet paketa e dytë e krizës

0
157

Paketa e dytë e Rezistencës Sociale ndaj Krizës, që pritet të bëhet publike në shtator është ende duke u konsultuar në ministritë e linjës dhe nuk ka marrë formë përfundimtare.

Burime nga Kryeministria bëjnë të ditur se piketat kryesore do të jenë mbështetja me fonde e sektorit të energjisë; ndihma ndaj shtresave të varfra dhe pensionistëve, si dhe rritja e fondeve të kontigjencës në buxhet për çdo emergjencë të mundshme.

Ajo që është duke u diskutuar mes ekspertëve është formula e ndihmës që do të shkojë si mbështetje për shtresat e varfra, që janë edhe më të prekurat nga rritja e çmimeve.

Pak ditë më parë. ministrja e financave, Delina Ibrahimaj deklaroi se paketë e dytë e ndihmës do jetë pothuajse e njëjtë me paketën e parë dhe se detajimi i saj do të bëhet me vendim qeverie dhe do të përfshijë muajt në vijim.

Me rishikimin e fundit që iu bë buxhetit, të ardhurat u rritën me 30 miliardë lekë, nga të cilat 13 miliardë lekë do të shkojnë për rritjen e shpenzimeve publike dhe pjesa tjetër për uljen e deficitit.

Nga rritja e shpenzimeve, rreth 12 miliardë lekë shkojnë për “Paketën e Rezistencës”. Kjo pritet të jetë edhe shuma që qeveria do të alokojë në shtator për të përballuar krizën e çmimeve dhe një përkeqësim të mundshëm të situatës energjetike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here